Sytë nga arat e babait
Shqipëria postkomuniste ka pësuar një tranzicion të gjatë sfidash komplekse për të vënë gurë themeli të forta për funksionim normal të tregut të lirë e zhvillim rural të qëndrueshëm. Që prej vitit 1991, popullsia rurale është përgjysmuar. Bujqësia mbetet sektori më pak i zhvilluar i ekonomisë shqiptare edhe pse gjysma e popullsisë e ka të lidhur jetesën me të. Më shumë se 90% të fermave janë familjare e të vogla ku ende punohet me mjete primitive e tradicionale.
Zonat rurale e kanë të përqëndruar aktivitetin e tyre ekonomik vetëm tek bujqësia sepse nuk ka pasur premisa diversifikimi të këtij aktiviteti nga vetë banorët duke lënë pa shfrytëzuar mundësitë si rrjedhojë e bollëkut të resurseve natyrore që u përkasin këtyre komuniteteve. Prodhimet në fermat janë familjare e për vetpërmbushje dhe pak për shitje në treg.
Në zonat rurale e vetmja mundësi e sigurt punësimi mbetet sektori i bujqësisë. Megjithatë studimet tregojnë se e gjithë dija dhe aftësitë e trashëguara që zotojnë punonjësit e bujqësisë po zbehen e janë gati në zhdukje. Trajnimi, edukimi dhe arsimimi i brezave të rinj në këtë sektor lë për të dëshiruar. Ashtu si vullneti dhe dëshira e të rinjve ta shohin jetën në bujqesi.
Fermerët, fshatarët, prodhuesit e vegjël, shitësit me shumicë e pakicët ë prodhimeve bujqësore apo blektorale shpesh u mungojnë njohuritë ekonomike dhe aftësitë menaxheriale për të promovuar prodhimet e tyre në nivel rajonal, kombëtar e më tej. Financat dhe norma e ulët e fitimit një arsye tjetër jo më pak e rëndësishme. Prodhimi në fermat e vogla është i ulët dhe kapacitete poshtë kërkesës së tregut. Kostot vijnë të larta dhe ekonomia e shkallës është përcaktuese për suksesin e pamundur në treg. Infrastruktura rurale është një nga arsyet e forta pse Shqipëria rurale mbahet ende peng e zhvillimit.
Por si një vend i dalë nga komunizmi është pothuajse e pamundur që t’i ftosh jo vetëm fermerët por edhe prodhuesit e vegjël, në formimin e kooperativave private mes prodhuesve të ngjashëm. Rezistenca për t’u bërë bashkë në çfarëdo lloji bashkkëpunimi qoftë edhe për të mirën e tyre, është më se e kuptueshme. Porse në gjithë këto vite të gjata tranzicioni, politika përçarëse mes banorëve të lokaliteteve ka qenë kurdoherë e pranishme.
Nuk ka zhvillim rural pa veshur çizme llastiku
Kërkon kohë të gjatë e vullnet të çdëmtohet ajo që i ka ndodhur Shqipërisë në tre dekadat e fundit dhe gjithë trashëgimnisë në mendësinë kolektive të përvetësuar nga periudha komuniste. Megjithatë nuk është e pamundur të vendosësh një vision të ri në politkbërje që udhëheq reformat në dukje të pavlera e të parëndësishme por mjaft të nevojshme për një epokë tjetër ndyshimi që çdo shqiptar i zakonshëm e ëndërron.
Është e nevojshme të arrihet edhe përmes programeve mbështetëse të zhvillimit të ekonomisë lokale, për t’i dhënë banorëve të një komuniteti ndjesinë e kontrollit të vetë jetës së tyre dhe resurseve natyrore që u përkasin.
Shpesh aktivitetet e tyre ekonomike janë të bazuara tek përvojat krahinore e rrjedhin nga principi i vetëshërbimit e vetë-përmbushjes së nevojave e mos kapërcimit të tyre si rrjedhojnë e trashëgimit të zakoneve të mira në shfrytëzimin e natyrës e resurseve me kriter.
Shpesh politikat mbështetëse të zhvillimit të ekonomisë lokale kanë dështuar fund e krye për t’i dhënë banorëve të një komuniteti ndjesinë e kontrollit të vetë jetës së tyre dhe resurseve natyrore që u përkasin.
Rëndom mungesa e vëmendjes për zhvillimin e një komuniteti e sidomos rural, bëjnë një banor të mendoj me të drejtë vendin e të cilit i përket jo një si një mundësi për të shfrytëzuar potencialin e tij por cinikisht perceptohet si një grackë ku e ndjen veten të ligështuar nga mungesa e mundësive.
Ndaj është e nevojshme që të shihet se një komunitet nuk është vetëm një grumbull ndërtesash dhe njerëzve pa prespektivë. Zhvillimi i tij arrihet përmes nxitjes së ekonomisë vendore, formalizimit të saj, ku vetë banorët analizojnë se cila janë ato qasje ekonomike që mund të realizohen përmes kapitalit njerëzor, tokes, punës që disponojnë vetë banorët, e me qëllim e vetëm: përmbushjen nevojat vetjake të komunitetit.
Megjithë në problematikat që haset vendi ynë, vetë Shqipëria rurale, ajo çka sëmbon më shumë është vullneti për të kthyer sytë tek njeriu i zakonshëm e sipërmarrjet e tij familjare që prodhojnë të mira ekonomike.
Pa përjashtuar asnjë nga kahet politike, të gjithë në mënyrën e tyre kanë dështuar së dhëni forcë dhe njohur e kalitur potencialin e njerëzve të cilët mund ta kthejnë këtë vend në begati.
Kjo shpesh si rrjedhojë e mosnjohjes së problemit nga strukturat në detyrë. Shumë herë nga mospërcjellja siç duhet e problematikave nga njerëz të përgjegjës për të identifikuar problemin.
Vullneti i politikave të reja të cilat inkurajojnë bashkëpunimet në nivel lokal është padyshim udhëçelësi për prosperim të strukturave rurale dhe vetë sipërmarrjeve aty. Është e nevojshme inkurajimi i lidershipit komunitar.
Dhënia e mbështetjes së duhur për t’u hapur rrugë formave të kooperimit në komunitetet lokale e cila është pothuaj inekzistent ashtu sikundër infrastruktura e mirëstrukturuar për marketimin e prodhimeve lokale si dhe lehtësimit së zinxhirit të prodhimit.
Nuk duhen reforma rrënjësore dhe revoulucione: mjafton vetëm t’i jepet rëndësia njerëzve të lënë në harresë dhe në errësirë vëmendjeje. Padyshim janë të vetmit që do mund të ndriçojnë këtë vend siç duhet.
Janë politika të thjeshta, të asimilueshme dhe të arrira me pak kosto porse duhet vetëm vullneti i politikave të mira e të bërit njerëzit bashkë, për një qëllim. Për Shqipërinë!
Disa shifra:
44% është tkurrur popullsia rurale që prej vitit 1991
24% tokë bujqësore 50% e tokës bujqësore e pashfrytëzuar
40% e të punësuarve në vend merren me bujqësi
4% e kredimarrësve janë fermerë
90% ferma të vogla me jo më shumë se 1.2 hektarë
0.2 hektarë mbjellë me një lloj kulture
6 mjete bujqësore të mekanizuara për 100 ferma