LUGA E ARGJENDTË – Misioni për rikthim të Sofrës Shqiptare
Sofrat janë padyshim dëshmi e rëndësishme në krijimin e kulturës, traditës dhe folklorit të një vendi duke përfshirë edhe mënyrën e përgatitjes së ushqimit tradicional. Rreth sofrës shqiptare gjithmonë janë mbledhur burrat dypëllëmbë mustaqe në biseda vatani, pushke e burrërie. Për këto sofra hapej dera për t’u rujt ndera, motit e për sa të jetë...