Tasa artizanal nga lëvozhga e kokosit
Gjatë udhëtimit në Bali në vitin 2015 Jake McKeon vuri re një vendas që ishte duke gdhendur lëvozhgat e kokosit duke i kthyer në suvenire. Jake u frymëzua që t’i kthente lëvozhgat e kokosit në tasa. Pas bisedës me artizanin i cili i përgatiti 100 tasa, ai u kthye në Australi dhe nisi të konsumonte ushqimet në tas dhe shpërndante fotot e tyre në rrjetet sociale ku kërkesa për blerjen e tyre nisi të rritej.
Jake bëri disa kërkime dhe pa se çdo vit hidheshin miliarda lëvozhga kokosi. Idea për zvogëlimin e përdorimit të plastikës, sigurimi i burimit natyral të lëvozhgave të kokosit dhe sigurimi i punës për artizanët dhe fermerët vendas krijoi tasat nga lëvozhga e kokosit që ndihmojnë njerëzit dhe planetin. 1% e të ardhurave vjetore dhurohet për financimin e projekteve të certifikuara që ruajnë mjedisin.
Disa nga arritjet e Coconut Bowls janë:
Zëvendësimi i plastikës me produkte natyrale që mbrojnë shëndetin dhe planetin.
10’000 kafene kanë zëvendësuar gjithë plastikën me produkte natyrale.
Krijimi i vende të reja pune për artizanët.
500’000$ janë dhuruar për projektet që kanë fokus kujdesin e mjedisit.
10 milion njerëz janë pjesë e komunitetit COCO.
Misioni i kompanisë ka si qëllim ndërgjegjësimin e komunitetit për shëndetin dhe mjedisin.
Nga Aleksadra Stambolliu