Tashmë katër ditë në javë punë për punonjësit në Islandë
Ndërsa orët e punës janë rritur në shumë vende, Islanda ka vënë në provë, për katër vite resht sesi do të ndikojë në mirëqëien e punonjësve shkurtimi i ditëve të punës nga pesë ditë në javë në katër. Këtë javë, u vendos përfudimisht që punëtorët do të punojnë katër ditë në javë bazuar në rezultatin e eksperimentit katër vjeçar, aplikuar tek 2,500 punonjësve të sektorit publik (afërsisht një për qind e popullsisë së Islandës).
Pjesëmarrësit në këtë eksperiment iu kërkua të punonin për katër ditë në javë, gjithsej 35 orë e do të merrnin po të njëjtën pagë sikurse punonin ë parë më pesë ditë në javë me 40 orë gjithsej. Rezultoi se nivelet e produktivitetit mbetën të njëjtat, ose të rritura. Punonjësit raportuan se ndiheshin më të shëndetshëm, më pak të stresuar dhe kishin më shumë kohë për familjet dhe miqtë e tyre.
Në bazë të këtyre gjetjeve positive, tashmë Islanda vendosi se punëtorët do të punojnë katër ditë në javë tashmë, e gjithsej 35 orë. Një arritje e madhe jo vetem për klasën punëtore e që inkurajon edhe shtetet e tjera të marrin në konsideratë vendimin e Islandës për të shkurtuar orët e punës, në emër të mirëqënies së tyre.