Tavolinë Sërfi me 10.000 bishta cigaresh!
Teylor Lane tërheq vëmendje me krijimtarinë e tij të fundit. Dizenjuesi nga Klanifornia ka gjetur një mënyrë mjaft origjinale për të dhënë një mesazh lidhur me ndotjen e oqeanit. Bishtat e cigares janë mbetjet më të shpeshta që gjenden përgjatë bregut e që turistët e shkujdesur nuk mendojnë dy herë për t’i hedhur anekënd pa menduar kimikatet toksike që bishtat e cigares kanë kur shëprbëhen në ujë.
Janë 4.5 trilion bishta cigares që hidhen në tokë çdo vit dhe Taylor ka përdorur plot 10.000 bishta cigaresh për të krijuar një tavolinë sërfi. I është dashur vetëm nëntë ditë kohë për t’i mbledhur një e nga një dhe t’i ngis ato me kujdes pa ua prishur format. Taylor kërkon të sjell të inkurajoj forma riciklimi si një mënyrë për të ndihmuar uljen e ndotjes për shkak të mbetjeve.