Të dhurosh idenë e një udhëtimi!

Edhe pse për momentin duken larg në horizont, udhëtimet mbeten një nga dhuratat më me vlerë që mund t’i bësh një personi të veçantë, për ta ndihmuar të zgjerojë horizontet e mendjes dhe të mbushë valixhet e kujtimeve me momente të paharrueshme.
Edhe nëse nuk mund të prenotosh pushime të plota apo të paguash një pjesë të tyre, mund të dhurosh idenë për një super udhëtim. Zgjidh një destinacion me domethënie për personin të cilit do ia dhurosh ose për të dy ju. Mund të jetë vendlindja e dikujt prej jush, një vend që dëshironit gjithmonë ta vizitonit, vendndodhja e filmit të preferuar, një plan i mbetur përgjysmë dikur ose vendi ku jeni takuar për herë të parë.
Fillo merru seriozisht më kërkimin për të patur një ide të qartë se çfarë të pret. Lexo këshilla, sugjerime, guida, histori, faqe zyrtare dhe çdo informacion që mund të gjesh mbi mënyrën e transportit, gjërat që duhen bërë patjetër në destinacion dhe gjithçka të duket e vlefshme. Pas mbledhjes së informacionit duhet të mendosh për mënyrën se si do e prezantosh dhuratën tënde.
Nga Lisana Piro
Mundësitë janë të shumta, duke filluar nga një email i thjeshtë, një faqe interneti e personalizuar, një fletore e bukur, një hartë, një libër, një tufë letrash të vogla apo një kalendar me itinerarin e udhëtimit, etj. Në fund mund të zgjidhni ta realizoni vërtet udhëtimin ose thjesht të ëndërroni së bashku për planet tuaja duke pare një dokumentar apo film në lidhje me destinacionin e zgjedhur.