Të jetuarit në një shoqëri matriarkale
Populli Mosuo është një grup etnik që jeton në rajonet Yunnan dhe Sichuan të Kinës, ngjitur me Tibetin. Të izoluar prej kohësh nga pjesët e tjera të Kinës dhe të izoluar gjithashtu prej trazirave të herëpashershme që mund të trazonte kulturën e vendasve. Ky popull edhe sot jeton nën një sistem matriakal si dikur.
Fëmijët marrin emrin e familjes së nënës së tyre, familjet drejtohen nga nëna, shpesh gjyshja, dhe trashëgimia shkon nga nëna tek vajza. Nëna merr të gjitha vendimet kryesore shtëpiake, përfshirë ato financiare, dhe gratë bëjnë punë që shpesh kryen nga burrat në kultura të tjera.
Ata janë gjithashtu të njohur për praktikimin e një forme unike martese të njohur si “martesë në lëvizje”. Në këtë sistem, një çift vendos të vazhdojë një marrëdhënie me pëlqimin e ndërsjellë. Ata nuk jetojnë së bashku, duke mbetur secili në shtëpitë e familjeve të tyre përkatëse. Ndërkaq, burri viziton shtëpinë e familjes së gruas për një takim romantik por që duhet të kthehet në shtëpinë e tij me lindjen e diellit.
Marrëdhënia vazhdon për aq kohë sa të dyja palët duan, por nuk mbartin asnjë detyrim social ose ekonomik. Përfundon në çdo kohë dhe me pak vështirësi. Shumë njerëz shpesh e ngatërrojnë këtë me shthurjen, por shumica e antropologëve e raportojnë atë si një lloj monogamie te rregullt ku marrëdhënie si këto janë afatgjate. Çdo fëmijë që vjen nga këto martesa rriten nga familja e nënës, megjithëse babai mund të luajë një rol mjaft përfshirës në rritjen dhe edukimin e tij e ku edhe xhaxhallarët e fëmijës do të luajnë rolin e figurës së babait, në mungesë të tij.
Një ekip studiuesish të udhëhequr nga Adam Reynolds i Universitetit të Neë Mexico vendosi të Studionte lidhur me shëndetin e grave në shoqërinë Mosuo. Ekipi regjistroi masat shëndetësore në të popullatës së Mosuo-s që jetojnë në një shoqëri matriakale dhe i krahasoi gjetjet me ato të një populate që jeton në një sistem patriarkal.
Gjetjet e këtij studimi që janë botuar në Proceedings of the National Academy of Sciences bëjnë me dije një zbulim befasues, gratë Mosuo që jetojnë në zonat ku ata kanë kontroll mbi jetën e tyre jo vetëm gëzojnë shëndet më të mirë se burrat e tyre por edhe më të mirë se gratë që jetojnë në një sistem patriarkal. /We Forum