Të mbrosh natyrën me vetë jetën tënde!
Mbrojtësit e tokës dhe mjedisit që u janë kundërvënë interesave të fuqishme të kompanive dhe qeveritarëve kanë paguar një çmim të lartë – lirinë, jetesën dhe madje edhe vetë jetën e tyre. Vetëm në vitin e shkuar, 220 aktivistë kanë humbur jetën gjatë protestave për të mbrojtur natyrën, pyjet, lumenjtë nga shfrytëzimi barbar i kompanive të mëdha.
Sipas Global Witness, geveritë anekënd globit kanë shfrytëzuar periudën e pandemisë për të vazhduar të qetë planet e tyre me grykësinë për të zaptuar natyrën e për të përfituar barbarisht prej saj.
Popujt indigjenë janë ata që janë gjithnjë në vijën e parë të frontit. Ata janë dëbuar nga territoret e tyre për rreth pesë shekuj, përmes genocidit, shpronësimit dhe shpërnguljes. Kur gjithçka që keni ju rrëmbehet, kur 90% e njerëzve tuaj vriten dhe tokat tuaja gllabërohen, padyshim që varfëria është ajo që të pret, në një gjendje mbijetese që kërkon përshtatje e mund të madh.
E sërish nuk dorëzohen edhe dhuna ndaj tyre është e madhe: mbrojtësit e natyrës vriten në masën 3-4 njerëz në javë në botë, dhe megjithëse popujt autoktonë përbëjnë vetëm 5% të popullsisë botërore, ata sërish përbëjnë mbi 40% të mbrojtësve të natyrës të vrarë. Ata janë në krye të mbrojtjes së natyrës dhe duhet të mbrohen nga të gjithë në mënyrë urgjente.