Një lopë për të transformuar jetën në fshat
Lopa Jersey njihet për rendiment të lartë prodhimi. Duke ia njohur përfitimet që fermerët e varfër mund të kishin nga përkujdesja e tyre, në vitin 2004, Presidenti i Ruandës mori inisiativën për të shtuar rracën e lopëve Jersey për të ndihmuar fermerët të mposhtin varfërinë.
Ishte viti 1994 ku rreth 800,000 njerëz nga pakica Tutsi u vranë në gjenocidin e Ruandës. Vrasjet lanë pas 50,000 vejusha, duke çuar mijëra gra në kryefamiljare. Pothuajse 10 vjet më vonë, Shoqëria Bujqësore dhe Hortikulturës Royal Jersey (RJAHS) trashëgoi 300,000 kashtë farë lope nga qeveria e ishullit, sipas kreut të zhvillimit ndërkombëtar të qumështit në RJAHS, David Hambrook.
Kjo inisiativë ndihmoi në mënyrë të drejtpërdrejtë gratë në këtë vend jo vetëm duke përmirësuar ekonominë e tyre por edhe duke i ndihmuar këto gra të përmirësojnë statusin e tyre të sipërmarrjes familjare dhe ekonomike.
Burimi: BBC News