Koha për të dëgjuar të rriturit mbi ngrohjen globale ka mbaruar
Kompania e energjisë së rinovueshme ‘Good Energy’ ka ftuar 12-17-vjeçarët të bashkohen me ‘Bordin e së Ardhmërisë së Mirë’. Të përzgjedhurit u është kërkuar të kontribuojnë duke u treguar të rriturve se ku po gabojnë në krijimin e një të ardhme të qëndrueshme. Mendimet e tyre ndikojnë në vendimet e bordit drejtues, të cilët janë të detyruar të konsiderojnë ato në vendimarrjet të cilët në mënyrë të drejtëpërdrejtë ose jo, ndikojnë mbi njerëzit dhe planetin.
Filozofia e kësaj kompanie është e thjeshtë: koha për të dëgjuar nga të rriturit mbi ngrohjen globale, ka mbaruar. Kjo kompani ka zgjedhur të dëgjoj nga të rinjtë e fëmijët dhe po ashtu të mësoj prej aktivistëve të rinj të mbrojtjes mjedisore dukle u dhënë vëmendje të plotë ata e mbajtur në qendër të vendimeve të tyre të biznesit mendimet e tyre.
Kësisoj ‘Bordi i Ardhmërisë së Mirë’ është përbërë nga gjashtë nxënës të moshës së shkollës së mesme, të cilët u përzgjodhën nga 1.000 aplikime të kryera në gjithë Anglinë. Puna e vetme që duhet të bëjnë këta të rinj është të furnizojnë kompaninë me ide, mendime, madje edhe ëndrra që më parë asqë ishin menduar apo konsideruar nga bordi i vendimarrjes së kësaj kompanie.
Kreativiteti i të rinjve dhe mbi të gjitha idealizmi i tyre do të mundësoj që kjo kompani të kontibuojë në një sistem energjie të rinovueshme dhe të qëndrueshme në pot ë njëjtën kohë.