“Të vërtetat e thjeshta” një metodë komunikimi me fëmijët
“Shtëpia e bebit po pastrohet”
Që fare të vegjël, fëmijët përballen me ardhjen e ciklit (periodat, menstruacionet) tek mami i tyre…dallojnë pecetat higjenike, lodhjen apo edhe nervat më të ngarkuara.
Si të veprojmë?
Ne nuk duhet t’ua fshehim këtë proces tërësisht fiziologjik e të domosdoshëm. Fëmijët janë aty e diçka arrijnë të kuptojnë që kur janë fare të vegjël. Ata do të kërkojnë të kuptojnë diçka e duke mos qenë ne vetë ato që jua shpjegojmë të, do të nxisim krijimin e mosbesimit të fëmijës ndaj nesh apo edhe fantazimin prej tyre të dickaje shumë problematike (mamit i del gjak, mamiështë sëmurë, mami mund të vdesë)
Ne nuk duhet t’i gënjejmë. Kështu veç së do të çonim në forcimin e mosbesimit, pasi herët a vonë ata do të mësojnë diku tjetër, nga dikush tjetër për këtë proces. Pikërisht këtu mund të lindë rreziku për keqinformim duke e kërkuar përgjigjen diku tjetër
Ne duhet t’iu themi fëmijëve…
TË VËRTETA E THJESHTA.
Në barkun e mamit ka një shtëpi për bebe, aty k uke ndenjur edhe ti për 9 muaj.
Ashtu siç pastrojmë shtëpinë, edhe “shtëpia e bebes” duhet pastruar….ndaj mamiështë pak më e lodhur tani…I dhemb edhe barku se një fshesë qëështë aty brenda e goditi pak padashje😊
Ndaj përdoren pecetat higjenike, që të mblidhen aty të gjitha mbeturinat e pluhurat që ka zënë “shtëpia e bebes”
Ndaj mami po pi këtë ilaçin, që të pastrohet më mirë, si kur hedhim ilac në lavatriçe
Me kohën që kalon, çdo sqarim i dhënë në fazën fillestare, shoqërohet me informacione të sakta e të përshtatshme varësisht moshës së fëmijës.
Çfarë siguron metoda ” Të vërtetat e thjeshta”?
1. Fëmija mëson gradualisht (në këtë rast mbi një proçes fiziologjik)
2. Fëmija krijon besim se me prindi (në këtë rast mami) po i tregon të vërtetën dhe i drejtohet asaj/atij edhe për tema të tjera.
3. Të mësuarit, si proçes në përshtatje me moshën duke krijuar vazhdimësi në komunikim dhe nxënie.
4. Edukim për një çështje të caktuar (në këtë rast edukimi mbi trupin dhe funksionimin e tij)
5. Forcon bashkëpunimin e fëmijës me prindin duke e vënë marrdhënien e tyre ne raporte komunikimi të besueshëm e të qëndrueshëm.
E kështu me këtë mekanizëm të thjeshtë, me fëmijën mund të trajtosh çdo temë. Nuk ka tema tabu, ka mënyra të gabuara të trajtimit të tyre.
Do të donit të mësoni më shumë për “Të vërtetat e thjeshta”?
Ndiqni çdo javë në “Fshat e Zanat”, rubrikën më të re nga Manjola Lloja Bushati. Manjolaështë sociologe me një përvojë 25 vjeçare në fushën e komunikimit e medias. Mami i dy vajzave 10 dhe 2 vjeçe dhe organizatore e shumë veprimtarive për fëmijë e të rinj në vend.
Nga Manjola Lloja Bushati