Teddy Bear
Është e vështirë ta kuptosh sa mbizotëruese është bërë specia jonë, por ndonjëherë e gjej më ndihmuese ta konsideroj atë në vazhdën e masës: Pesha e të gjithë njerëzve që jetojnë momentalisht në botë është rreth treqind e tetëdhjetëepesë tonë. Kjo është e quajtur biomasa e species tonë.
Dhe bashkimi i biomasave së të gjithë gjitharëve dhe zogjve të tjerë në tokë është më pak se njëqind milionë tonë. Të gjithë balenat, tigrat, majmunët, drerët dhe arinjtë, po edhe patat e egra kanadeze, sëbashku peshojnë më pak se një e treta e peshës tonë.
Për shumë specie kafshësh të mëdha në shekullin XXI, e vetmja dhe më e rëndësishmja arsye e mbijetesës së tyre është nëse ekzistenca e tyre është e vlefshme për njerëzit.
Por nëse ti nuk mund të jesh i dobishëm për njerëzit, gjëja e dytë më e mirë që mund të jesh është i këndshëm. Të nevojitet një fytyrë shprehëse, idealja sy të mëdhenj. Të vegjlit e tu duhet të na kujtojnë të vegjlit tanë.
Diçka që duhet të na bëjë të ndihemi fajtor për zhdukjen tuaj nga planeti.
. . .
Teddy Bear ~ John Green