Tek Bunkeri: Një ftesë për t’u njohur me histori të jetuara rreth eksodit të 2 korrikut 1990
Dy dekadat e fundit të shekullit të 20-të për rajonin e Evropës Lindore janë karakterizuar nga përmbysja e regjimeve komuniste dhe diktatoriale dhe tranzicioni i tij demokratik, në qendër të tij duke qenë viktima të shkeljeve të së kaluarës. Drejtësia tranzicionale, në këtë rast, shërben si mekanizmi kryesor për të adresuar padrejtësitë e shkaktuara ndaj viktimave, për të njohur historinë dhe për të kërkuar shtetin përgjegjës për përndjekjen e autorëve dhe vërtetimin e së vërtetës.
Që nga rënia e regjimit komunist, ka pasur një mungesë përpjekjesh nga qeveritë e Shqipërisë për të adresuar krime të tilla, shoqëruar me një indiferencë për të studiuar dhe kuptuar vuajtjet e shoqërisë shqiptare në sistemin arsimor. Deri më sot, ka ende nostalgji që rrethon figurën e diktatorit, vendet e kujtesës, figurat politike të ricikluara në parlamentin shqiptar dhe rreth 6,000 njerëz të zhdukur.
Kujtesa kolektive shërben si një mjet i fuqishëm për të mbajtur zi për të kaluarën, për të falur krimet e bëra dhe për të shëruar nga padrejtësitë e shkaktuara ndaj një shoqërie të tërë. Eshtë veçanërisht e rëndësishme për brezin e ri që nuk ka kujtesë të drejtpërdrejtë të regjimit, të jetë në gjendje të mbajë gjallë kujtimet e gjyshërve të tyre.
Kësisoj ‘Tek Bunkeri’ ju fton të sillet në kujtesë data 2 korrik e vitit 1990, përmes rrëfimeve të jetuara, përvoja e mijëra shqiptarë të cilët u dyndën në ambasadat e huaja duke treguar rezistencë dhe duke mposhtur frikën e një diktature gjysmëshekullore. Kjo ngjarje që u quajt si eksodi i madh i shqiptarëve i dha goditjen e fundit regjimit të Byrosë Politike në Shqipëri, duke u hapur mijëra njerezve portën e lirisë.
Për të kujtuar një ditë të tillë kthese në historinë shqiptare, nesër, dt. 2 Korrik, Tek Bunkeri ju fton në një natë intime rrëfimesh të historive të jetuara nga individë që kanë qenë pjesë e ngjares. Të ftuar:
– Denisa Kaca Bradley;
– Andi Tepelena;
– Fabian Kati;
– Arian Kalari.
Ftesa qëndron e hapur edhe për persona të cilët kanë qenë pjesë e aksionit ose duan të ndajnë me publikun histori personale të lidhura me ngjarjen. Na kontaktoni për më shumë informacione. Adresa: Rruga e Bogdanëve, Vila 3.