Dijenxënia e mangët
Një përqindje e caktuar e fëmijëve për shkak të mohimit (deprivimit) social, ekonomik dhe kulturor nuk i kanë mundësitë, kushtet e nevojshme dhe gjithashtu nxitjen e duhur në fushën kognitive, sociale, emocionale dhe motivuese. Kjo ndikon në interesin e tyre të ulët në mësimnxënie, përshtatje më të të zorshme në mjedisin shkollor që rezulton në fund edhe me rezultate më të dobëta krahasuar me fëmijë të tjerë me gjendje socio-ekonomike të lartë.
Sipas teorisë së mohimit kulturor, të referuar si ‘teoria e nënkulturës së klasës punëtore’, disa grupe si për shembull klasat me të privilegjuar shoqërore, kanë norma, vlera, aftësi dhe njohuri inferiore që i pengojnë fëmijët e këtij grupi që të kenë sukses në arsim e rrjedhimisht në jetë. Inferioritet i cili i lë padrejtësisht ndjenjën e fajit prindërve nga shtresat jo të privilegjuara të shoqëriosë për suksesin e fëmijëve të tyre në shkollë.
Sipas terminologjisë së OECD (Organizatës Ekonomike të Zhvillimit dhe Kooperimit): “…familjet e rrezikuara socio-ekonomike janë familje të cilat nuk munden të mundëosjnë kushte elementare ose kërkesa për jetë, siç janë vendbanimi adekuat, ushqimi ose mbrojtja shëndetësore”…dhe se… “fëmijët nga familjet me status të ulët socio-ekonomik përparojnë më ngadalë në shkollë dhe kanë arritje jot ë kënaqshme, sepse prindërit në këto familje përkushtohen më pak në arsimimin e fëmijëve të tyre”
Kjo do të thotë se këta fëmijë nuk kanë kushte fillestare të njejta si edhe fëmijët e tjerë për t’i arritur rezultatet e pritura dhe të përparojnë në mësimnxënie për shkak të ndikimit të faktorëve të shumtë të cilët rrjedhin nga mjedisi i tyre jetësor: duke filluar nga mundësitë e pamjaftueshme për plotësimin e nevojave bazike, pamundësia per të folur rrjethshem gjuhën në të cilën duhet të arsimohen, deri te përkrahja e ulët të cilën mund t’ua japin prindërit në mësimnxënie për shkak se ata vetë nuk janë të arsimuar mjaftueshem.
Sudimet tregojnë gjithashu se fëmijët me status më të ulët socio-ekonomik nga mosha e tyre tre vjeçare dëgjojnë afër 30 milion fjalë më pak, krahasuar me fëmijët nga familjet me status më të lartë socio-ekonomik, që ka efekt të pakthyeshëm ndaj formimit të formularëve mendore dhe përgatitjes për fillimin në shkollë.
Fëmijët e mohuar socio-ekonomikisht më së shpeshti riten në mjedise me nxitje të pakta intelektuale dhe rrallë mund të realizojnë interaksion adekuat dhe intelektualo-stimulativ me prindët e tyre. Hulumtimet tregojnë se këta fëmijë nuk kanë potenciale më të ulëta të lindura për mësimnxënie, por mjedisi i tyre nuk ju mundëson mënyra adekuate për ti zhvilluar potencialet të cilat i kanë dhe vështirëson zhvillimin e tyre kognitiv.