“Thank My Farmer”/ Aplikacioni që të njeh me fermern e kafes që pi
Aplikacioni “Thank My Farmer” lidh konsumatorët e kafesë me fermerët që rrisin dhe zgjedhin keto bime për t’i kultivuar. Aplikacioni u krijua nga Farmer Connect me qendër në Zvicër për të rritur transparencën e origjinës së kafese dhe për të lidhur adhuruesit e kafesë me fermerët.
Aplikacioni “Thank My Farmer” synon të përmirësojë jetesën e fermerëve të vegjël dhe të forcojë transparencën dhe cilësinë për konsumatorët. Shumë të dhëna janë mbledhur tashmë përgjatë zinxhirit të furnizimit nga fermeri tek pirësi i kafesë . Por secili lojtar në zinxhir zakonisht mbledh të dhëna vetëm për një pjesë të vogël të udhëtimit. Këto të dhëna ruhen veçmas dhe është e vështirë për t’u përdorur.
“Thank My Farmer” përdor teknologjinë blockchain IBM për të lidhur të gjitha të dhënat në dispozicion dhe për të hartuar rrugën nga ferma në filxhanin e kafese për konsumatorët. Farmer Connect thotë se është aplikacioni i vetëm i këtij lloji i përqendruar në fermat e vogla dhe mbështetur nga industria. Premton një format të lehtë për t’u përdorur për adhuruesit e kafesë për të gjetur origjinën e pijeve të tyre të preferuara.
Farmer Connect është duke punuar në teknologji që do të lejojë që pirësit e kafesë të mbështesin komunitetet ku janë rritur kokkrat e kafesë që prodhojnë pijen e tyre të preferuar.