Epoka e vëzhgimit prej kapitalizmit
Si çdo të premte ju sjellim sugjerime lidhur me librat që bëjnë të mendosh ndryshe lidhur mbi globalizimin dhe shembuj që nxisin marrjen hapave të vogla ndryshimi në qasje me ekonominë lokale, zhvillimin e qëndrueshëm bujqësor dhe rural e gjithashtu kujdesin ndaj mjedisit.
Këtë herë ju sjellim librin “The Age of Surveillance Capitalism: The Fight for a Human Future at the New Frontier of Power” (Epoka e Kapitalizmit Mbikqyrës: Beteja për të Ardhmen Njerëzore në një Kufi të ri Pushteti”.
Përkrah pushtimit të jetëve tona prej teknologjisë së tepruar, njeriut të epokës modern I shtohet edhe një prej formave të pushtetit të quajtur ndryshe edhe “kapitalizmi i mbikëqyrjes”, ku korporatat e fuqishme multinacionale duket se kanë në kontroll jetët tona duke kontrolluar sjelljen tonë gjithashtu. Ndaj kapitalizmi mbikëqyrës është në prag të dominimit të rendit shoqëror dhe formimit të së ardhmes digjitale, nëse nuk bëjmë rezistencë.
Në këtë libër, Shoshana Zuboff ofron njohuri befasuese për fenomenin, që vetë ka vendosur ta quajë, “kapitalizmi i mbikëqyrjes”, i cili ndikon ndjeshëm në modifikimit në sjelljen njerëzore në shekullin XXI, ashtu si kapitalizmi industrial shpërfytyroi botën natyrore në shekullin XX.
Zuboff sjell në mënyrë të drejtpërdrejtë pasojat e ekonomisë kapitaliste, pasurinë dhe fuqinë e madhe ku janë vënë në shitje “sjelljet tona njerëzore”, të cilat shiten e blihen sipas interesave dhe grykësisë së koorporatave multinacionale.
Analiza në këtë libër mbetet gjithëpërfshirëse duke paraqitur se nga çfarë kërcënohet shoqëria e epokës të cilën jetojmë, e cila mbetet si një “zgjua” në lidhje të detyruar e që joshet me maksimizim përfitimesh por në këmbim të demokracisë, lirisë dhe të ardhmes sonë njerëzore.