The Ark of Taste in Albania
“The Ark of Taste in Albania” është një libër mbi produktet autoktone shqiptare e cila vjen botuar në shqip dhe anglisht e që mund të gjendet tashmë në të gjitha libraritë shqipare. Libri na prezanton me 57 produkte nga i gjithë vendi dhe dëshmon për pasurinë e vendit tonë përsa i përket trashëgimnisë ushqimore që varion nga varietetet e rrushit, ulinjve të bregut të ashpër mesdhetar e deri tek qumështi i Alpeve Shqiptare. Një pasuri e vyer që mundi t’i mbijetojë edhe regjimit më të ngurtë komunist që vendi ynë ka dëshmuar ndonjëherë.
Janë pikërisht këto produkte që dalëngadalë po rishfaqet si një nga karakteristikat kryesore të mikpritjes legjendare të popullit shqiptar. Rijetëzimi i kuzhinës shqiptare është falë edhe përkushtimit të një brezi të ri kuzhinierësh, shpesh të trajnuar e me përvojë të gjatë jashtë vendit. Mbeten po ata të cilët kanë guxuar të lëvizin përtej pjatave ndërkombëtare dhe në vend të kësaj kanë vendosur të shpalosin me krenari trashëgiminë tonë kulturore të gjurmuar skutave shqiptare. Janë po këta kuzhinierë që sollën ushqimet e fshatrave, rrethinave dhe zonave rurale në mejdan e që tani njihet si Kuzhina Shqiptare.
Ky libër vjen nga hulumtimet e shumta që autorja e këti libri, Dhurata Thanasi ka kryer në të gjithë trevat shqiptare për gjurmuar prodhimet autoktone vendase. ky botim u bë i mundur falë kontributit të FAO dhe është rezultat i bashkëpunimit të ngushtë midis aktorëve të shumtë, si: “Slow Food Albania”, “VIS Albania”, “Universiteti i Shkencave Gastronomike”, si dhe “Ministria e Bujqësisë”nw Shqipwri .