Kopshtaria për të shpëtuar planetin
Një nga parullat më të fuqishme të protestave të Parisit 1968 kundër konsumizmit dhe kapitalizmit ishte sous les pavés, la plage – nën trotuar qëndron plazhi. Sot shumë prej nesh jetojnë në qytete e shumë njerëz kanë humbur kontaktin me botën natyrore. Ne kemi harruar tokën që gjendet nën këmbët tona. Dave Goulson dëshiron të përmbysë atë prirje të rrezikshme dhe të na lidhë përsëri me jetën e egër që jeton nën hundët tona, në kopshtet dhe parqet tona, të na njohë me “xhunglën që fshihet nga dera e pasme e shtëpisë“.
Goulson ështe profesor i biologjisë i specializuar në ekologjinë e bletëve dhe themelues i shoqatës ‘Ruajtja e Bletëve’. Për Dave çdo kopsht, i madh apo i vogël, është i mbushur me jetë, nga krimbat tek zogjtë dhe fluturat. Frymëzuar edhe nga Jennifer Owen , një nga ikonat më frymëzuese të kopshtarisë së kafshëve të egra, e cila mbajti shënim bimët dhe krijesat që jetonin në kopshtin e saj të vogël Leicester. Në 35 vjet ajo gjeti 2,673 specie.
Në të gjithë botën, bujqësia industriale dhe ndryshimet klimatike po shkatërrojnë mjediset dhe speciet natyrore me një ritëm alarmant. Në Kinë, fermerët tani duhet të pjalmojnë me dorë pemët frutore sepse pesticidet kanë zhdukur bletët. Në Mbretërinë e Bashkuar, pemishtet spërkaten në pothuaj 26 herë në vit me insekticide, fungicide dhe kimikate të tjera: “ato mollët rozë, me shkëlqim që shihni në raftin e supermarketeve arritën atje si rezultat i masakrës mjedisore“.
Por mesazhi i Goulson është ai i shpresës: ne të gjithë mund të bëjmë ndryshimin duke pasur kopshte miqësore me kafshët e egra. I mbushur me detaje të mrekullueshme në lidhje me rolet e luajtura nga krijesa të tilla jo ekzotike si milingonat dhe gërshërëzave, libri tregon se si çdokush që ka fatin të ketë një kopsht ose një pronë mund ta transformojë atë në një strehë për florën dhe faunën e kërcënuar.
Nga tërheqja e pjalmuesve deri tek krijimi i mjediseve për bletët në fole, ky është një udhëzues i shkëlqyer për kopshtarinë e gjelbër
Kopshtaria për të shpëtuar planetin nuk është aq e vështirë, na tregon Goulson: rritni një larmi lulesh, e mos u kujdesni shumë të rregulloni kopshtin tuaj, përkundrazi lëreni të rritet natyrshëm dhe lirshëm. Krijoni një livadh miniaturë me lule të egra duke mos kositur një pjesë të lëndinës tuaj. Kompostoni mbeturinat e kuzhinës tuaj, gërmoni një pellg të vogël, dhe, kurrë mos përdorni pesticide ose barërat e këqija.
Nga lulet më të mira që rriten për pjalmuesit, deri tek krijimi i mjediseve për bletët për fole, ky është një udhëzues i shkëlqyeshëm për kopshtarinë e gjelbër: “Nëse vërtet dëshironi t’i lini nipërit tuaj një planet të shëndetshëm për të jetuar, është koha për të dalë në kopsht dhe gërmoni. “