ThinkOutClay, punimet e lezetshme në miniaturë
Denisa është krijuesja e ThinkOutClay. Ajo ka një dashur të veçantë për punimet në miniaturë dhe kjo është bërë shtysa kryesore përse nisi të eksperimentonte me to duke përdorur argjilën. Çdo krijim është sa modern dhe klasik, në format që përdor dhe personazhet e karakteret e përzgjedhura duke i dhënë mundësi klientëve të porosisin punime për përdorime të ndryshme.
Kështu mund të porosisin vathë, spilla interesante, aksesorë zbukurimi për tavolinën e punës e shumë të tera. Çdo punim realizohet në mënyre artizanale, jo me kallëpe apo forma të gatshme, e kjo padyshim merr goxha kohë për dhënien formë, krijuar, tharë, pastruar, lëmuar, lyer dhe ilustruar.
Zkonisht vetëm tharja e argjilit kërkon 2 apo 10 ditë kohë, në varësi të përmasave të krijimit. Edhe pse në miniaturë, këto krijime kërkojnë kohën e tyre dhe mbi të gjitha gjithë dashurinë e krijueses për secilin hap!
E gjeni në Instagram: thinkout.clay