TI JE I PARI’ I KËTIJ VENDI!

Lëviz! që zëri yt të dëgjohet! Voto! Nënshkruaj peticione! Kontakto udhëheqësitë e zonës dhe asnjëherë mos dysho në fuqinë e komunitetit! Dhe mos prano që të tjerët të vendosin për ty – pa të pyetur edhe ty!
Ndërkohë më poshtë ke një listë gjërash të vockla që mund të të hyjnë në punë për ta dhënë më të mirën që flen e hutuar brenda teje! (Shoqëria dhe Shqipëria mund të behën vetëm kur të zgjohemi nga gjumi ne: qytetarët që e duam me zemër atdheun dhe ndaj nuk ikim!)
- Punoni me grupet civile lokale për të identifikuar dhe eleminuar pamjet që ju vrasin sytë! Mjedisi lokal zbukurohet kollaj prej dorës së komunitetit!
- Largojeni një copë mbeturine çdo ditë!
- Mbani një qese mbeturinash në makinën tuaj ose automjetin tuaj rekreativ, në mënyrë që t’i hidhni mbetjet siç duhet
- Krijoni një konkurs peshkimi mbi plehrat në ujësjellësin tuaj, për të rritur ndërgjegjësimin në lidhje me hedhjen e paligjshme të mbeturinave
- Shkruani, reagoni, avokoni dhe kërkoni që të tjerët të respektojnë tokat publike dhe t’i mbajnë ato të pastra
- Ndihmoni shkollat tuaja lokale të kryejnë projekte riciklimi dhe projekte pastrimi
- Krijoni një hapësirë të bukur të gjelbër duke mbjellë pemë dhe shkurre në një zonë që ka nevojë për përmirësim.
- Ngjyrosni dhe rregulloni pajisjet e sheshit të lojërave
- Ricikloni gomat e vjetra
- Raportoni mbishkrimet e pahijshme tek autoritetet tuaja lokale
- Dhuroni pajisjet e vjetra kompjuterike ose hidhni ato siç duhet
- Kompozojeni një makinë riciklimi në lagjen tuaj ose në biznesin tuaj
- Dhuroni zemërgjerësisht rroba të përdorura për organizatat dhe strehëzat në nevojë dhe identifikoni sendet e tjera që mund t’i ripërdorni
- Analizojeni se si ndotja në rrjedhjet e kullimit të stuhive mund të ndikojë në ujëmbajtësit dhe ekosistemet tona dhe jini të apasionuar për ta bërë pjesën tuaj në zvogëlimin e mbeturinave dhe mbetjeve të ngurta
- Kërkojuni zyrtarëve tuaj të qeverisë lokale të krijojnë aktivitete të rregullta për përmirësimin e komunitetit dhe të mbështesin e të promovojnë përpjekjet vullnetare
- Ndihmoni bibliotekën tuaj të krijojë një kënd mjedisor që ofron libra dhe materiale të tjera arsimore në lidhje me kujdesin për Tokën