Dëmi prej shfrytëzimit të burimeve natyrore
Konservimi ose rikuperimi i natyrë(s si tokat pyjore dhe ligatinat) është shumë herë më shumë fitimprurëse në kuptimin e gjenerimit të të ardhurave sesa përdorimi i të njëjtave zona për bujqësi ose lëndë drusore, sipas një studimi të ri.
Studiuesit zbuluan se përfitimet ekonomike të mbrojtjes së vendeve të pasura me natyrë tejkalojnë potencialin e fitimit që të njëjtat zona mund të bëjnë duke ua shfrytëzuar këto burime. Konkretisht edhe nëse bërja e parave dhe jo natyra ka përparësi, ruajtja e këtyre habitateve ka ende një vlerë e një kuptim financiar.
Studimi i udhëhequr nga Universiteti i Kembrixhit dhe Shoqëria Mbretërore për Mbrojtjen e Zogjve (RSPB), del në përfundimin se gjithë kostoja që qeveritë detyrohen të përballojnë për shkak të dëmeve të shkaktuara nga efekti serë apo mbrojtja nga përmbytja, është shumë herë më e lartë se përfitimet që vijnë nga shfrytëzimi i atyre burimeve natyrore në një vend të caktuar, kryesisht nga veprimtaria ekonomike bujqësore apo drusore.
Autori kryesor, Dr. Richard Bradbury dhe bashkëpunëtor në këtë studim u shpresh se: “Rikuperimi i biodiversitetit është jetësor sepse në të mbështetet themelisht mirëqenien e njeriut. Nevoja ekonomike për të shfrytëzuar burimet natyrore është e rëndësishme e tejet e nevojshme të mirëmenaxhohet e të jetë e qëndrueshme”.