Po e humbasim natyrën nga pak çdo ditë
Fondi Mbarëbotëror për Natyrën (WWF) ka dalë në përfundimin se veprimtaria njerëzore që prej vitit 1970 deri në vitin 2016 ka shkaktuar dëme kolosale biodiversitet e konkretisht me një rënie drastike prej 68% të popullatës së gjitarëve, zogjve, amfibëve, zvarranikëve dhe peshqve anekënd globit. “Living Planet 2020”(Indeksi global i Planetit të Gjallë të vitit 2020) tregon se rëniet e popullatave në këto nivele erdhi pas revolucionit industrial, ekosistemet janë dëmtuar në mënyrë të frikshme nga aktiviteti njerëzor dhe se rreth një e pesta e specieve të egra rrezikojnë të zhduken këtë shekull vetëm për shkak të ndryshimit të klimës
Gjithashtu rreth 75% e sipërfaqes së tokës pa akull tashmë është ndryshuar ndjeshëm, shumica e oqeaneve janë të ndotur dhe më shumë se 85% e zonës së ligatinave ka humbur, sipas këtij raporti, dhe se mbishfrytëzimi i bimëve dhe kafshëve po dëmton aftësinë ripërtëritëse dhe riprodhuese të natyrës. Rritja e popullsisë, konsumizmi i shfrenuar, rritja e popullsisë dhe nevojave të tyre, lëvizjet demografike kah zonat urbane ka bërë që qytetarët ta përdorin biokapacitetin e tokës në masën 56%. Humbja e biodiversitetit kërcënon jo vetëm sigurinë ushqimore por edhe të ardhmen e planetit dhe për këtë arsye nevojitet reagim i menjëhershëm, mbarëbotëror.