Torbat dhe Strajcat më në modë se kurrë
Epo që ne vajzat nuk i rezistojmë dot posedimit të një çante, kjo dihet. Porse të bësh tënden edhe një tjetër por nga artizanët, artistët dhe duarartat vendase për hir të artit të tyre, modës etike e në respekt të mjedisit, është gjithnjë e justifikuar. Ja propozimi ynë për çdo stinë viti.

- Kosherja e Bleteve
Çantë realizuar me cohë
Punimi: me dore, me grep
Materiali: copë pambuku
Motivet: të ndryshme, sipas porosisë apo fantazisë
Ku mund ta blini: Porosi direkte në Instagram: @kosherjaebleteve, Dyqani Nji Mar, Nji Mrapsht”

2.Artistike Zadrima
Çantë pambuku endur në tezgjah
Punimi: me dore, tezgjah
Materiali: pambuk
Motivet: zakonisht tradicionale, moderne, sipas porosive
Ku mund ta blini: Porosi direkte në Instagram/Facebook: @artistikezadrima”

3.Handmade by Eli
Çantë realizuar me fije ekologjike
Punimi: me dore, me grep
Materiali: fije ekologjike, i ngjashëm me fije spango
Motivet: zakonisht tradicionale, moderne, sipas porosive
Ku mund ta blini: Porosi direkte në Instagram: @handmadebyeli_, dyqani “Nji Mar, Nji Mrapsht”