Transformimi i lagjes prej një shkëndije
Fillon me një shkëndijë ose një grup veprimesh të nxitura nga shumë qytetarë . Organizimi, fuqizimi , përfaqësimi I komunitetit çon në veprimtari të tjera pozitive të planifikuara dhe të paplanifikuara.
Transformimi i lagjes për komunitetet që kanë përjetuar zero investime serioze nuk është thjeshtë një projekt . Bëhet fjalë për një ndryshim themeli dhe gjithëpërfshirës në aspektet fizike, sociale, kulturore dhe ekonomike të një lagjeje.
Kërkon besim, vizion, bashkëpunim, konsensus, partneritet dhe investim për të qenë i suksesshëm.
Për hartimin e Master Planeve ne shume qytete punohet ngushtë me shoqatat ekzistuese të lagjeve, duke zhvilluar maratone ne komunitet per prezantimine projektit me mbi dyzet takime te organizuara mes banoresh , të udhëhequr nga arkitektët dhe planifikuesit urbanë. Këto shkëmbime të hapura ofrojnë mundësi për komunikim të dyanshëm midis urbanistëve dhe anëtarëve të komunitetit duke kultivuar bashkëpunimin dhe konsensusin për projektin.
Transformimi i suksesshëm i lagjes duhet të fillojë me një vullnet të përbashkët. Komunitetet duhet së pari të dëshirojnë që ajo të ndodhë dhe të besojnë se mund të ndodhë. Atëherë lehtësuesit e ndryshimit duhet të fitojnë besimin e komunitetit dhe të marrin mbështetjen e tyre për ndryshimin.
Të gjithë e dimë që ndryshimi mund të jetë i frikshëm. Edhe për ata që janë të bindur se është i nevojshëm transformimi i lagjes, mund të jetë akoma e vështirë të pranojnë të marrin pjesë si “agjent ndryshimesh” sepse “djalli që njohim është më i mirë se djalli që nuk e njihim”
Kjo është veçanërisht e vërtetë për njerëzit dhe grupet me të ardhura më të ulëta që kanë parë premtime të parealizuara herë pas here. Dhe çdo përbërës, i pasur apo i varfër, sektor privat ose publik, duhet ta kuptojë që ndryshimi nuk mund të ndodhë nëse vetëm ata janë të vetmit që e dëshirojnë.
Transformimi i vërtetë dhe i suksesshëm i lagjes kërkon mbështetjen e shumë vetave. Bashkëpunimi dhe formimi i një konsensusi të përqendruar në gjetjen e zgjidhjeve “ëin-ëin” janë elemente kritike të ndryshimit.
Vendosja e një vullneti të përbashkët duhet të shoqërohet me krijimin e një vizioni të përbashkët./Ecovolis