Tre “R-të” e Rëndësishme! Reduktimi, ripërdorimi dhe riciklimi.

Rritja e popullsisë, konsumi i tepërt dhe ndotja ndikojnë jetesën e njerëzve dhe mjedisin. Reduktimi, ripërdorimi dhe riciklimi duken sa të ndryshme dhe të ngjashme, ato kanë të njëjtin qëllim ruajtjen e jetës së shëndetshme.
Reduktimi
Reduktim do të thotë të zvogëloni konsumin tuaj ose të blini më pak për të reduktuar përdorimin e burimeve të Tokës. Ulja e konsumit dhe e blerjeve të panevojshme ul shkallën e përdorimit të materialeve, gjithashtu ul kostot e energjisë, naftës dhe transportit. Reduktimi i përdorimit të makinës nënkupton më shumë lëvizje me biçikletë, ecje dhe përdorimi i transportit publik kur është e mundur.
Ripërdorimi
Ripërdorimi i materialeve ul sasinë e energjisë së nevojshme për prodhimin e produkteve të reja. Rezultatet janë më pak ndotje dhe më shumë burime natyrore. Përpara se të hidhni një produkt mendoni sesi mund të ripërdoret për një qëllim të ri. Kavanozat e qelqit mund t’i ripërdorni për të ruajtur ushqimet e mbetura ose për pijet.
Riciklimi
Riciklimi i referohet procesit gjatë të cilit një produkt përdoret për të krijuar diçka të re. Riciklimi nxjerr materiale të vlefshme nga ato që mund të konsiderohen si mbeturina duke i kthyer në produkte të reja. Si konsumator, ju mund të ndihmoni me riciklimin duke blerë produkte me materiale të ricikluara.
Prodhimi i produkteve kërkon materiale, energji dhe kohë. Kur njerëzit i hedhin produktet mund të duhen vite ose më shumë që të degradohen plotësisht. Reduktimi, ripërdorimi dhe riciklimi formojnë një cikël të plotë që ruan burimet natyrore, reduktojnë mbeturinat, energjinë, ndotjen dhe mbrojnë planetin.