Uji i shiut në një mekanizëm që zëvendëson rubinetin në vende të varfëra
Mbledhja dhe ripërdorimi i shiut është një praktikë e vjetër sa vetë jeta. Zakonisht tani uji i shijut përdoret në zona të varfëra e ndërsa banorët e qëndrave urbane nga mungesa e njohurisë, mbledhjen e ujit e trajtojnë si të padobishme e të panevojshme për aq kohë sa rubineti sjell ujë në çdo kohë.
Nisur nga kjo, Ricardo Alba Torres zhvilloi një eko-mur të bërë nga shishe plastike të përdorura për të ndihmuar në mbledhjen e shiut dhe shndërrimin e tij në ujë të pijshëm të sigurt. Projekti filloi në shkollat publike si një mjet mësimor mbi përdorimin e duhur të burimeve natyrore.
Shishet e plastikës janë pjesë e mekanizmit që funksionon si rezervuar i ujit të shiut gati 160 litra ujë. Vende të varfëra mund ta përdorin ujin e filtruar në këtë mëkanizëm pastrimin, ujitjen e pemishteve dhe shpëlarjen e tualeteve. Të njëjtën gjë mund të bëjnë dhe zona urbane të zhvilluara në mënyrë që të kursehet uji.