Në mrojtje të jetës detare nga ndotjet
Njerëzit po rrezikojnë shëndetin e oqeaneve. Më shumë se 80% e ndotjes detare vjen nga aktivitetet në tokë. Ngrohja globale ka shkaktuar ndyshime në ekosistemet dhe proceset në oqean të cilat kërcënojnë jetën detare që nuk i përballon temperaturat e larta. Ngrohja globale ka rritur nivelet e detit duke kërcënuar popullsinë në zonat bregdetare. Derdhjet e naftës kanë ndotur oqeanet. Shumë pesticide që përdoren në bujqësi përfundojnë në ujërat bregdetare duke rezultuar në pakësimin e oksigjenit.
Në disa vende njerëzit janë ndërgjegjësuar për dëmet e jetës detare dhe kanë nisur të veprojnë. Ultramarine Ocean është një prej organizatave e themeluar nga Susi Mai dhe Jeremy McKane. Përbëhet nga shkencëtar, politikan, sipërmarrës, artist, eksplorues dhe sportist që veprojnë për të ruajtur dhe rigjeneruar oqeanet. Ata diskutojnë sesi mund të veprojnë dhe zbatojnë zgjidhjet për të siguruar oqeane të shëndetshme. Ata kërkojnë të ruajnë oqeanet nga sektorë të ndryshëm që përfaqësohen nga pjesëmarrësit. Ultramarine Ocean mundëson workshops, panele ekspertësh dhe më shumë mundësi për të mësuar në lidhje me ndotjen plastike, mbrojtjen e jetës detare dhe mbështetjen e ekonomisë rigjeneruese të oqeanit.