“Unë thurr për ty” / Nisma me një mision
Profamilja riktheu në shtator për të tretin vit nismen “Unë thur për ty” e që është një ftesë për këdo që jo vetëm është i/e apasionuar pas punimeve të thurrjes me shtiza apo grep. Kjo nismë është për ta dhe për këdo që ka për zemër t’ua dhurojë këto punime (shalle, doreza, çorape, pupa, kapuçe, triko, batanije për femije, etj) njerëzve në nevoje.
Me moton se dashuria dhe dinjiteti njerezor ecin së bashku, “Une thur për ty” është një nismë që vepron drejtpërdrejt në komunitet, ku secili ia dhuron punimet dikujt që gjendet në nevoje, njerëzve me pamundësi ekonomike që ndodhen në lagje, pallat apo qoftë një të afërmi të largët, të moshuarve të vetmuar e të braktisur, ndoshta edhe njerëzve me aftesi të kufizuara, e sidomos fëmijëve që kanë nevojë.
Pas kësaj nisme për t’u admiruar fshihet një zonjë e fisme si Edi Gogu, një figurë jo pak e njohur e cila prej shumë vitesh krahas angazhimeve të saja profesionale ka në fokus edhe nismën e saj kundrejt kontributit komunitar e angazhur në çështjet e familjes, përmes shqatës së krijuar prej saj nën emrin “Profamilja”.iPërmes shërbimeve këshillimore familjare dhe programeve të zhvillimit komunitar, Profamilja synon forcimin e familjes në tre komponentë, në atë shoqëror, ekonomik dhe shpirtëror.
E ndaj nëse keni dëshirë të përfshiheni, është mjaft e thjeshtë: mund të thurrni dicka dhe mund t’ia dhuroni dikujt që njihni. Sipas dëshirës dhe mundësisë mund t’ju ndihmoj nisma “Unë thur për ty” që të kujdeset për të gjetur personin që ka nevojë për një triko a shallin që keni punuar.