Universiteti Bujqësor i Tiranës/Një qendër unike e arsimit të lartë në Shqipëri
UBT është universiteti më i vjetër në Shqipëri, themeluar më 1 Nëntor, 1951. Filllimisht, ai ka funksionuar si Instituti i Lartë Shtetëror i Bujqësor dhe më tej gjatë historisë së funksionimit të tij, ka fituar statusin si Universiteti Bujqësor të Tiranës. UBT konservon në mënyrë të kujdesshme vlerat e tij akademike, sikundër tregohet ambicioz në strategjitë zhvillimore dhe ato të kërkimit, kualifikimin e vazhdueshëm të stafit, rritjen e bashkepunimit ndërkombëtar dhe institucionalizimin e marrdhënive me biznesin.
UBT është një qendër unike e arsimit të lartë në Shqipëri konsideruar fushat e studimit të cilat ajo mbulon. Fokusi i veprimtarise se tij është edukimi, kërkimi shkencor dhe transferimi i njohurive. Ky i fundit realizohet përmes aktiviteteve të trajnimit, konsulencës, dhe shërbimeve të ekstensionit në fushën bujqësisë dhe ushqimit. Duke qenë qendra më e madhe e arsimit dhe kërkimit në fushën e bujqësisë dhe ushqimit, UBT ka qenë në ballë të krijimit të lidhjeve midis shkencës dhe prodhimit. Këto lidhje janë materializuar nëpërmjet dhjetra e marrëveshjeve të nënshkruara aktorë publikë dhe në mënyrë të veçantë me komunitetin e biznesit shqiptar.
Universiteti Bujqësor i Tiranës konsiderohet sot si një nga institucionet më kredibël në sistemin universitar në vend. Ai qëndron në këtë pozicion për shkak të traditës së konsoliduar, stafit akademik të kualifikuar dhe serioz si edhe infrastukturës e shërbimeve që shtohen dita ditës. Personeli akademik, ndihmës dhe administrativ është shembull i një përkushtimi serioz në aktivitetin e UBT, në rritjen e kredibilitetit të institucionit, rritjen e cilësisë së diplomave.
UBT ka sot rreth 560 punonjës, ku 310 prej tyre staf akademik dhe pjesa tjetër staf administrativ dhe ndihmës. Stafi akademik i UBT ka në përbërjen e vet personalitete kombëtare në fushat të cilat ata mbulojnë. Struktura e stafit akademik të UBT-së sipas nivelit të kulifikimit paraqitet në figureën më poshtë: