‘Urdhri i Yllit të Italisë’ për Altin Prengën
Në shtëpinë e Ambasadorit Italian Z. Bucci, Altini i Mrizit, siç njihet nga të gjithë, u vlerësua nga Presidenti italian me “Urdhrin e Yllit të Italisë” duke u emëruar “Kalorës Nderi”. Ky titull i rëndësishëm vlerësohet si urdhëri më i lartë për nga rëndësia që akordohet për personalitetet me shtetësi joitaliane. Jo vetëm miqtë e dashamirësit e pranishëm emocionoi ky vlerësim por edhe mijëra shqiptarë anëkënd botës, që ndjekin e vlerësojnë punën e Altin Prengës.
I përhumbur në ëndrrat e tij, djaloshi hutaq, siç e quanin bashkëmoshatarët e tij të shkollës për këtë arsye, iu desh ta linte shkollën në mes, në të 15-tat e tij për të emigruar në Itali për punë e ku kaloi një periudhë të gjatë në shtetin fshinj. Altini u rikthye në fshatin e lindjes, në Fishtë, mbërthyer ëndërrueshëm me plane të thurura prej vitesh, me kokën plot dije, me vizionin e mendësinë e një përvoje të gjatë në fushën e gastronomiosë e shpirtin e etur për ndryshim. Mes shumë sfidash e përpjekjes Altimi arriti ta shndërroj veten në pionerin e e trasformimit të potencialit njerëzor rural në aset, të kuptoe rëndësia e ekonomisë lokale e bëri që gjithë njerëzia të kthejnë sytë nga fshati, me shumë dashamirësi.
Sipërmarrja e Altinit e ngritur, menaxhuar dhe mbajtur me aq mund e sakrifica, shpesh mbetet shpresa më e vërtetë e banorëve të rrethinave përqark tij, të cilët nuk e kanë gjetur veten ndryshe a në mënyrë tjetër. Janë pikërisht ata të parët, të cilëve u trokitet në derë për ndonjë punë, për të shitur të vjelat e kopshtit apo shërbime të tjera të mundshme. E ky shembull u përhap aq shpejt në gjith vendin.
Është pikërisht ai lloj i sipërarrësit, atij komunitar që pak nga pak, herë me mendje të ngjashme e herë jo që Altini arriti të krijojë duke forcuar besimin në bashkëveprimin mes komunitetit. Ai është i ndërgjegjshëm se është duke ndërtuar një lloj ekonomie të ngadaltë, të ndershme e fitimprurëse, e cila përfshin komunitetin potencialisht në shërbim të vetvetes.
E ne jemi kaq krenarë!