Ushqeni tokën natyrshëm!
Të shohësh kopshtin tënd të lulëzuar duhet punë dhe sigurisht fillon duke u përkujdesur për tokën. Braktisni fertilizuelizit e blerë në treg dhe përdorni produkte natyrale për të lulëzuar shendetshëm kopshtin tuaj, qofshin ato lule, perime apo pemë.
Levozhgë veze
Janë burim natyral për calcium për bimën tuaj dhe mjaft të dobishme për të mbajtur kërmijtë larg.
Hiri
Hiri I përftuar nga djegia e drunjve është mjaft e dobishme për ti dhënë bimës suaj në mënyrë natyrale kalium dhe magnez e për t’i siguruar bimës një rritje të shëndetshme. Gjithashtu ndihmon tokën të balancojë një tokë me përmbajtje të lartë acidi.
Kokrra kafeje
Kokrrat e kafes i japin acidited tokës nëse asaj i mungon. Gjithashtu ushqen atë me kalcium, magnezium dhe azot dhe parandalon kërmijtë t’i afrohen bimës.
Lëkurat e perimeve
Disa substance ushqyese mund të përftohen edhe nga lëkurat e perimeve. Mjafton t’i vendosni në tokë ditë më parë se të vendosni për të mbjellë farat tuaja.
Pleh shtëpie
Është një nga përbërësit që nuk duhet t’i mungoj kurrë bahcës tuaj