Vaji i farës së zezë, zgjidhja e përsosur për shëndetin

Vaji i farës së zezë (Nigela Sativa) ndër shekuj është konsideruar si një ilaç universal dhe i jashtëzakonshëm për shkak të efekteve që ka dhënë sidomos ndaj sëmundjeve që burojnë nga dobësia dhe inefiçenca e sistemit imunitar.
Nga mjekësia moderne pretendohet se ky lloj vaji ka veti kuruese edhe për sëmundje të tilla si AIDS apo sëmundjet tumorale, ndërkohë shumë studjuesë anglez qyshse ka filluar pandemia e kanë rekomanduar si vajin e mrekullueshëm që ndër tjerash, ndikon shpejt dhe pa efekte anësore në imunitetin e organizmit.
Studimet tregojnë se vaji i farës së zezë përbëhet prej më shumë se njëqind substancash të ndryshme. Ai përmban përafërsisht 38% karbohidrate, 35% vajra të ndryshëm, 21% albuminë dhe pjesa tjetër mikroelementë. Për t’u përmendur jane: vajrat acidikë të pangopur, acidi Linolein, acidi alfa-Linolein, vajrat me eter (nigellon, alfa-pinen etj.), vitaminat (B1, B2, B6, Acidi Folik, Niacina), mineralet (hekur, kalcium, magnez, zink etj.) dhe amino acidet.
Kurse sa i përkët përfitimeve, rezulton që përvec ndikimit të pakontestueshëm në sistemin imunitar, vaji i farës së zezë:
- Ndihmon në rigjenerimin e qelizave të mëlcisë
- Ul rrezikun e prekjes nga tumorret
- Parandalon të dy tipet e diabetit
- Rrit nivelin e insulinës dhe ul nivelin e rritur të glukozes
- Mbron nga rënia e flokëve duke u forcuar rrënjët
- Ka veti antimikrobiale dhe antioksidante
- Dhuron një lëkurë thellësisht të shëndetshme
- Ndihmon në lehtësimin e ekzemës dhe psoriasis
- Nuk ka efekte ansore
- Ndihmon në lehtësimin e infeksioneve nga bakteret rezistente
- Ndihmon në lehtësimin e azmës dhe alergjive
- Ndihmon tretjen, ul gazrat dhe dhëmbjen e stomakut
- Mbron zemrën / normalizon nivelin e kolesteroli
- Pengon bllokimin e damarëve, duke rregulluar strukturën e tyre dhe njëkohësisht shpejtësinë e qarkullimit të gjakut.
- Ndihmon në rigjenerimin e shpejtë të plagëve
- Zgjeron rrugët e frymëmarrjes.
- Pengon gjakderdhjen.
- Redukton peshën.
- Është antioksidant.
- Lufton infeksionet.