Vajza në Kenia që kthen plastikën në tulla
Nzambi Matee inxhiniere në industrinë e naftës në Kenia. Në 2017 la punën e saj për të krijuar një kompani që prodhon tulla nga plastika e ricikluar. Nzambi ka themeluar “Gjenge Makers” që transformon mbetjet plastike në materiale ndërtimi të qëndrueshme, gjithashtu ka projektuar makineri që prodhojnë tulla 5 deri në 7 herë më të forta se betoni.
Ajo prodhon një larmi gurësh shtrimi pasi polimeri plastik nxehet dhe përzihet me rërë. Nzambi prodhon rreth 1500 tullave çdo ditë gjithashtu ka ricikluar 20 tonë mbeturina plastike që nga themelimi i kompanisë në 2018. Deri tani ka krijuar 112 vende pune për mbledhësit e mbeturinave, gratë dhe grupet e të rinjve.
Risia që ka sjell Nzambi Matee në sektorin e ndërtimit tregon mundësitë ekonomike dhe mjedisore që krijohen kur kalojmë nga ekonomia rrethore (produktet hidhen pasi përdoren) në ekonominë lineare (produktet dhe materialet mbeten në sistem për aq kohë sa të jetë e mundur).
Nga Aleksandra Stambolliu