Vathët “Dance me to the end of love” nga motrat Koçollari

Ky model vjen i frymëzuar nga forma e fustanellës në vallëzim e sipër sepse teksa vajzat punojnë dëgjojnë këngë e valle të tabanit popullor. Të gdhendura me daltë dhe shënjuese në bakër pikë pas pike. Më pas “kemi luajtur” me flakë.
Nga reaksioni i djegies së bakrit në oksigjen janë përftuar këto ngjyra të papërsëritshme. Është lëmuar e rilëmuar dhe pas shumë diskutimesh lidhur me gurin, vendoset për perlën e gjatë. Ashtu krijon idenë e një trupi me të bardha veshur që sillet rrotull me fustanellën.
Instagram: @anartkococollari