Vathët e Gloria’s Nest

Këto vathë janë zgjedhja e duhur për vashëzat e ëmbla sqimatare. Për ato që lazdrohen ujrave të kthjellta në banjo dielli e tek shëtitjet lozonjare bulevardeve mbrëmjeve me flokë suplëshuar. Por edhe për motin e acartë që sfidon ngjyrat e jetës në vrapin për një filxhan çaj mali në barin e preferuar ku soba me dru është në cepin ku karrigen nuk ta zë kush me kast.Të punuara me aq dashuri në mënyrë artizanale prej argjilës së polimerit, fantazisë së çlirë të Glorias dhe ngjyrave që qeshin.
Instagram: @glorias_nest