Vathët vintage nga ‘Idea Gjirokastra’

Për vajzat rebele, të lira e fluturake e që sfidojnë e i druhen kurthit të rrënjëve. Por edhe për ato që duan lulet mbi krye vijnë punimet e vathëve me dekupazh e material bronzi. Një stil bohemian dhe “vintage” janë të përshtatshme për të gjitha vajzat që pëlqejnë të thërrasin stilin elegant të një epoke tjetër: për ato flokëkapur e buzëbalsam e gjithë kohës në nxitim apo ato vajza që me nge sajohen me përkujdesje e shumë sqimë.
Instagram @ideagjirokastra