Përzgjedhja e veshjeve të përdorura në ndihmë të mjedisit
Nëse blini veshje të përdorura do të ndikoni pozitivisht jo vetëm jetesën tuaj
por edhe atë të mjedisit. Vendimi juaj mund të nxis familjarët dhe miqtë që
t’ju bashkohen pasi nxit riciklimin.
Kujdes! Mos u ndikoni nga moda e shpejtë e cila prodhon veshje me cilësi
të ulët me qëllimin e vetëm sa më shumë blerje. Më shumë blerje do të
thotë më shumë mbetje tekstile, të cilat duan kohë të shpërbëhen dhe
shpërndajnë ngjyrues që ndotin tokën dhe ujin me kimikate toksike.
● Blerja e veshjeve të përdorura kursen lekët pasi mund të gjeni marka
të njohura me çmim shumë më të ulët sesa çmimi real.
● Shumica e veshjeve që do të gjeni janë unike pasi janë prodhuar
shumë vite më parë.
● Do të kurseni burimet e prodhimit, pasi materialet janë përdorur një
herë kur veshja është prodhuar dhe nuk ka më kosto prodhimi dhe
shpërndarje.
● Zgjasin më shumë kohë sepse janë me cilësi shumë të mirë dhe i
kanë mbijetuar viteve.
● Ripërdorimi i veshjeve kursen energji dhe ndryshon zakonet e blerjes.
● Nëse keni veshje që nuk i vishni por janë në gjendje të mirë, ju
sugjerojmë që të mos i hidhni por ti dhuroni ose ti shisni.