Veshjet që kthejnë vogëlushët në lepurushë e arushë
Donikës i lindi idea e një profili në Istagram vetëm me një qëllim: për të siguruar klientë përmes ekspozimin e gjithë krijimeve të e saja me shtiza e grep, nga porositë e mëparshme. Kjo nismë e saja nisi pikërisht nga nevoje për një burim të ardhurash shtesë, fill pas krizës që shkaktoi mbyllja në karantinë për paradalimin e përapjes se pandemisë. Der në ato momente Donika as nuk e kishte menduar ndonjëhereëse aftësitë e saja në punëdore me shtiza dhe grep, do t’i ktheheshin në profesion të mirëfilltë.
Kësisoj Donika vendosni të fokusohej së tepërmi tek punimet dedikuar të vegjëlve dhe foshnjeve sepse kjo i krijonte një hapësirë e lirshmëri në përdorimin e ngjyrave, krijimtarisë por edhe imagjinatës. Kështu krijimet për vogëlushët do t’i krijonin rehatinë e mospërballjes me tekat e pandosjet e të rriturve lidhur me porositë e dhëna.
Ajo çka i bë të veçanta krijimet e Donikës është jo vetëm modeli i veshjeve që zakonisht vjen në stilin ‘vintage’ por edhe ngjyra e përdorur. Ato janë përgjithësisht ngjyrat e tokës që i shkojnë aq shumë modeleve dhe janë larg të zakonshmes: rozë për vajzat e bojëqielli për djemtë. Gjithashtu materiali i përdorur është pambuk, krijuar posaçërisht për veshjet e fëmijëve dhe janë 100% prodhim organik.
Donika Gjithashtu krijon edhe kafshëza të vogla, si lodra për fëmijë të vegjël. Ato janë të butë e mjaft të këndshme dhe vijnë si një shoqëruese të rehatshme gjumi e mjaft të këndshme për lojë.
Porositni në Instagra: ad_craft.al