Vetëm nëntë vjeç dhe krijon vazo të bidegradueshme nga lëvozhgët e kikirikut

Çdo vit nxënësit e shkollës Zilla Parishad në Gadëal mbjellin pemë pranë shkollës të cilat rriten në mbështjellëse plastike. Në mars 2020 Srija A. nxënëse e klasës së 9-ntë gjeti mbështjellësen plastike të një peme disa metra nën tokë. Srija nisi të kërkonte për një zgjidhje të qëndrueshme për të eleminuar plastikën.
Pas disa muaj kërkimesh, ajo arriti një zgjidhje të biodegradueshme nga lëvozhgat e kikirikave. Kultivimi i kikirikave është shumë i lartë në Gadëal dhe vazot nga lëvozhgat e tyre përdoren si burim energjie ose pleh organik për bimët pasi janë të pasura me fosfor dhe kalcium.
Ajo krijoj vazon e parë me një fidan neem, e cila u shpërbë në më pak se 20 ditë. Srija u vlerësua me një çmim Inovacioni nga “Council of Scientific and Industrial Research” në shtator 2020. Ajo dëshiron që të prodhoj më shumë se 5’000 vazo bio-degraduese dhe synon të motivoj fermerët që të furnizojnë me lëvozhgat e kikirikave dhe të zvogëloj përdorimin e plastikës në të gjithë Indinë.
Nga Aleksandra Stambolliu