Vetitë e një biznesi të gjelbër
Shqetësimi për ngrohjen globale, ndryshimi i klimës dhe pakësimi i burimeve, po i drejton shumë biznese drejt përpjekjeve që të kthehen “të gjelbërta” duke përdorur metoda të qëndrueshme në kontekstin ekologjik, ekonomik dhe social.
Biznesi i gjelbër përdor materiale të qëndrueshme për produktet, përdor më pak ujë, energji dhe materiale të papërpunuara ose i përdor në mënyrë eko-miqësore. Në disa raste mbetjet ripërdoren si energji ose si lëndë e parë.
Kryen një analizë të plotë të gjurmëve të karbonit që vijnë nga veprimtaria e tij, e cila ka të bëjë me sasinë e gazrave serë që prodhon çdo vit dhe janë një ndër shkaqet e ndryshimit të klimës globale.
Vlerëson efikasitetin e energjisë për infrastrukturën dhe veprimtarine e biznesit. Instalon pajisje që kursejnë energjinë për mjedisin e zyrës dhe në vend të disa pajisjeve për kopjimin, printimin, skanimin dhe faksin, investon në një pajisje të vetme e cila ka disa funksione.
Vlerëson mbetjet e biznesit dhe riciklimit. Investon te riciklimi dhe reduktimi i paketimeve të panevojshme.
Identifikon ndikimin negativ në mjedis dhe shoqëri. Zgjedh furnitor miqësorë me mjedisin për të krijuar një zinxhir furnizimi eko-miqësor nga procesi i prodhimit deri te furnizimi.
Biznesi i gjelbër ofron mallra dhe shërbime që e bëjnë më të lehtë për klientët të jetojnë një jenë eko-miqësor.