Vintagelux Albania / Një qoshe historie e artizanati në zemër të Vlorës
Për Enerjadën një objekt artizanal, edhe pse me i krijuar me papërsosmëri, është tejet tërheqës. Ndoshta sepse aty përjetohet “koha”. Dikush i ka kushtuar atij objekti kohë, impenjim, është bazuar në dijet e atëhershme të trashëguara prej të parëve, dhe është krijuar me materiale që gjendeshin në natyrë. Ajo beson se këto mendime na ngrohin, na kujtojnë kush jemi.
Në këtë ndjenje ka ngritur edhe biznesin e saj të tregtimit të objekteve artizanale nga më të ndryshmet, që nga materialet e deri te teknikat me të cilat realizohen. Gjithmonë në kërkim të objekteve të vjetra, si dëshmi e një periudhe të caktuar. Nuk mungojnë as veshjet tradicionale që identifikojnë krahina të ndryshme shqiptare.
Por vetë Enerjada punon çantat me qilima, që kanë një veçanti më tepër, duke qene se dizenjimi i tyre plotësohet me elemente të ricikluara, si pjesë të çantave të dëmtuara ose zbukurime te tjera, duke i bërë unike dhe të veçanta. Mund te duket klishe, por e thotë me bindje që pasionin nuk e zgjedh; ai të zgjedh ty.
Ndaj është e lumtur që pasioni i saj është menyrë jetese dhe mundësi ekonomike për shumë artizanë dhe njerëz punëtorë.
E gjeni në Instagram: vintagelux_albania