Natyra e qenësishme për fëmijët
Riçard Louv në librin e tij Vitamina N (N- Natyra) e cilëson këtë vitaminë të domosdoshme për rritjen e lumtur të fëmijëve. Fëmijët gjithnjë e më shumë po distancohen nga aktivitetet në natyrë dhe se ekranet e tabletëve, televizorit apo lojrave elektronike janë bërë pjesë e pashmangshme e ditëve të tyre fëminore.Prindërit kujtojnë me nostalgji fëmijërinë e tyre të çlirë poshtë pallatit apo plot aventura në natyrë apo gjatë verimit në fshat tek gjyshërit apo të afërmit.
Sigurisht ata ndiejnë keqardhje që fëmijët e tyre nuk e kanë fatin e një fëmijërie të tillë. Megjithatë, orët e zgjatura të punës e ngarkesat e ditës suaj nuk do t’ju pengojnë që me hapa të vegjël t’ia fitoni zemrën fëmijëve për t’i afruar me natyrën duke zëvendësuar zakonet e vjetra me ato të reja.Për shembull mund të nis me planifikimin e një pikniku me bukë me vete në natyrën në vend të restorantit a picerisë apo një lojë me top jashtë në vend të lokaleve të mbyllura me lodra plastike. Keni për të parë fëmijët do t’ju kërkojnë sërish fundjavën tjetër
!Ja disa arsye më tepër:
Të mbjellurit e bimëve i jep njohuri fëmijëve jo vetëm për rëndësinë e natyrës e mjedisit në jetën tonë por gjithashtu mëson fëmijën të kuptoj ndikimin e veprimtarisë së vetë njeriut në natyrë.
Fëmijët do të mësojnë se fluturat dhe bletët ndihmojnë një polenizimin apo sesa ujë dhe kohë kërkon bima për t’u rritur apo rëndësinë e vetë diellit. Në këtë mënyrë fëmijët rrisin vlerësimin ndaj natyrës.
Fëmijët që mbjellin perimet apo frutat e tyre janë më të prirur që t’i konsumojnë ato. Kjo ndoshta se fëmijët u gëzohen vjeljes së tyre e për ta është argëtim i veçantë ky moment. Ndoshta ato perime shijojnë më tepër nga kopshti i duarve të tyre.
Kopshtaria është një mundësi e mirë për fëmijët për të qëndruar aktiv në mënyrë të shëndëtshme. Ushtrimet fizike tek gërmojnë tokën jo vetëm japin fëmijëve një mundësi për të përftuar vitaminën D e ajër të pastër për mushkëritë.
Të mbjellësh me fëmijët është një përvojë e jashtëzakonshme për të kuptuar sesi funksionon natyra. Është një mësim praktik për fëmijën të shohin sesi një farë kthehet në një bimë të vogël të gjelbër e më pas në një bimë të madhe me fruta. Apo sesi një krimb rrëmbehet nga një zog.
Fëmijët do të japin një kuptim stinëve madje të kuptojnë procesin e rritjes së një bime, vjeljes së fruteve të saj dhe më pas të shoh sesi ajo vyshket.Kopshtaria i ndihmon fëmijët të kultivojnë durimin e po ashtu ndjenjën e krenarisë. Është fantastike kur fëmijët servirin tek vizitorët e shtëpisë një sallatë me fruta apo perime nga bimët që ata janë kujdesur vetë.
Së fundi por jo më pak e rëndësishme është detyra që kemi ne si të rritur të përçojmë tek gjenerata e re rëndësinë e zanatit më të vjetër në botë. Dashuria për tokën dhe për atë çka ajo dhuron.