Probemet e bujqësisë shqiptare
Bujqësia shqiptare has mjaft problematikë si pasojë e vështirësive që përballen sipërmarrjet ekonomike në këtë sektor. Kësisoj Shqipëria rendit e 81-ta mes 190 vendeve, në lëhtësirat kushtuar hapjevet ë bizneseve të vogla e familjare. Shpesh ato karakterizohen nga kushte të disfaforshme pëe aksesimin e kredive bankare.
Korrupsioni është një nga problematikat më të mprehta që biznesi ne bujqesi has në vend, pranuar ky fakt prej 82% të rasteve nga numri i bizneseve në studim, sipas Kombeve të Bashkuara. Pse korrupsioni është si “graso për ingranazhet” është për disa arsye: përshpejtimi i proçedurave (39.1 %) në të kundërt burokracitë do ta vononin çështjen pa shkak. Mikmarrja funksionon gjithashtu për ta finalizuar me sukses një kërkesë a nevojë legjitime (16.8%), për ta trajtuar më mirë çështjen (7.2 %) dhe uljen e kostove të proçedurave standarte (6.6 %).
Informaliteti është një problem aq i njohur dhe i pranuar gjerësisht si e natyrshme në vend e si një mënyrë për të plotësuar nevojat ekonomike. Sipas Bankës Botërore, rreth 36% e PBB vjen nga tregu informal i punës. Gjysma e të punësuarve punojnë në informalitet, pjesa dërmmuese e tyre punon në bujqësi.
Një problematikë tjetër shfaqet mungesa e politikave të mirëfillta të shtetit. Sipas një studimi kryer së fundmi, rreth 84 % e bizneseve mendojnë se shteti ka një rol të rëndësishëm e duhet të ndërhyj si rregullator i tregut lirë si dhe i politikave të konkurueshmërisë. Konkurenca e pandershme dhe paqartësia në legjislacionin që rregullon aktivitete ekonomike janë faktorë që ndikojnë negativisht në rrjedhjen normale të aktiviteti normal të një biznesi në Shqipëri. Pa lënë mënjanë mungesën e stabilitetit politik në vend.
Zhvillimi i bujqësisë shqiptare, rritja invesimeve në zona rurale dhe jo vetëm, është pazgjidhshmërisht e lidhur me problematikën mbi tokën. Sipas Indeksit Ndërkombëtart të së Drejtave mbi Pronën (2019), Shqipëria renditet e 109-ta nga 125 vende. Gjithashtu reformat teritoriale për rrjedhjen e shërbimeve për komunitetet lokale është e çalë dhe inefiçente, sidomos në zonat rurale.
Nga Marcela Tringaj