‘Weaver Green’ – Rugica, tapetë dhe çanta prej plastike

Këto janë punimet e Tasha dhe Barney Green themeluesve të ‘Weaver Green’, sipërmarrjes që prodhon tekstile, tapetë dhe çanta prej bidonave prej plastike. Baza materiale e punimeve të tyre është prej nga 135 BILION shishe plastike që kanë përfunduar në oqean apo landfill-e për çdo vit.
U deshën shtatë vite që të përmirësoheshin dhe produktet të ishin sipas standarteve të planifikuara: të lahen në lavatriçe, t’u rezistojnë njollave, të jenë të përshtatshme për ambiente të jashtme e të brendshme dhe më e rëndësishmja: t’i vinin në ndihmë natyrës.