Vlera e platformës së njohurive për vendet e varfëra
Kur vjen puna për të kërkuar një informacion apo njohuri të gjithfarë lloj fushe, Wikipedia është kërkimi i parë që kryhet në internet. Shpesh konsiderohet si një nga platformë jo dhe aq të besueshme por enciklopedia më e njohur në botë është adresa online më e klikuar duke ofruar rreth 55 milion artikuj në 300 gjuhë të botës, me 20 bilion faqe të lexuara në muaj.
Wikipedia funksionon ashtu sikur nisi 20 vite më parë: e shkruar jo nga profesionistë, e aksesueshme nga të gjithë pa pagesë dhe duke përfshirë të gjitha fushat e mundshme të njohurive. Wikipedia festoon këtë janar ditëlindjen e saj të 20-të dhe reputacioni i saj është më i lartë se kurrë më parë paçka se baltosja për lajme të rreme, pasaktësi apo dizinformim e kanë ndjekur nga pas kurdo.
Por siç do institucion edhe Wikipedia ka dobësitë e saj por ama mënyra sesi funksionon dhe qëllimi që ka në vetvete e kanë bërë të suksesshme këtë platformë. Ajo është themeluar nga donatorë dhe nuk ka reklama që ta mbështesin financiarisht. Çdo material që Wikipedia ka është redaktuar prej kujdo, pa qasje robotike me algoritmet e tyre duke tërhequr vëmendje me lajme e reklamuar produkte tregtare.
Si rrjedhojë Wikipedia është e fokusuar tek esenca dhe përmbajtja e artikujve të saj, pa u shpërndarë shume nga qëllimi se përse është krijuar. Për vende të varfëra, në mungesë lirie ,kjo platformë njohurish është një përfitim i madh për këdo që dëshiron të marr ca dije më shumë. Ndoshta Denis Diderot, redaktori i Encyclopédie-së në përpjekje në shekullin e XVIII-të për të mbledhur çdo dije e njohuri në faqen e dheut në një libër, do të lumturohej për Wikipedia-n, ndryshe nga ata që dinë të bëjnë veç kritika.