Zanat me zanat
Janë dy vajza të fshehura në jugun e gurtë të Shqipërisë, zana janë dhe zanat kanë. A mund të duhet bukuria nëse nuk ke forcën e duhur ta nxjerrësh në pah? Foto
Androniqi dhe Ardita Koçollari janë dy figura aq femërore aq sa të forta. An’Art Koçollari Artisanal Jewelry është një botë ku mund të humbasësh në kërkim të asaj që akoma nuk është shpikur, sepse ato me siguri mund ta krijojnë! Ato janë të ndryshme dhe por harmonizohen me njëra-tjetrën përsosmërisht teksa i japin formë fantazisë së tyre në dizenjim dhe realizim të stolive artizanale.
Lindur e rritur në Gjirokastër, ato janë pasardhëse të zanatçinjve të gurit të ardhur nga Koblara e Permetit më shumë se një shekull më pare, origjinë që përfaqeson kultura e tradita të larmishme brenda qarkut te Gjirokastres. Parardhësit e tyre – thonë Androniqi dhe Ardita me krenari – Ishin mjeshtërit që gdhënden dhe mirëmbajtën me çekiç e daltë, komplekse guri në banesa tradicionale, në kulte fetare, në institucione të zonës se Pazarit, si dhe në kalldrëmet të sokaqeve Gjirokastrite, sëbashku me mjeshtër te tjerë të asaj kohe. Prej tyre, kanë ruajtur me fanatizem pjesë veglash si koke çekiçi, dalta, shënjuese, lima etj. të cilat I perfshijnë akoma gjatë proceset tona artizanale krahas veglave te kohes sonë.- Me sa duket gjaku nuk bëhet ujë dhe nuk kanë trashëguar vetëm veglat e punë por talent të pamohueshëm!

Frymëzimi formohet edhe me lidhjen e Lunxherise dhe Dropullit – Na kanë afruar me motivet aq unike të kostumeve popullore simbol të paçmuara, të dy nuseve te krahinave përkatëse.- thonë vajzat – Kanë trashëguar pasionin prej mamasë dhe gjyshëve të përkushtuara ndaj punës së dorës. – Detajet e qendisur në to me fije ari e argjendi, elementet dhe aksesoret e ketyre kostumeve aristokrate, kane qënë frymëzim për ne. – Pohojnë, kjo duket shumë qartë në stolitë të krijuara me kaq përkushtim.
Veç talentit dhe krijimtarisë së trashëguar ato mësojnë bazat e para artistike gjatë fëmijërisë nga mësuese Theofili, motër e Kishes Ortodokse. Në mënyrë autodidakte kanë evoluar në ç’ka shohim sot: dy mjeshtra të zonja, me një shije të hollë dhe profesioniste. – Me shume punë e durim, kokëulur, herë duke gabuar, herë duke zbuluar diçka të re në punë e sipër, me pasion, pa e llogaritur jo rrallë dhimbjen e gishtave apo lodhjen fizike. – rrëfejnë.
Si ka mundësi që dy vajza gjejnë kënaqësi ndërsa punojnë me daltë e çekiç? Për to është oaz meditimi. – Shkarkim idesh, frymezimesh, përjetimesh, një dimension që lidh materialen, fiziken, të prekshmen, me ndjesinë, intuiten, të brendshmen tonë.- thonë.

Ndërsa eksploronin krijimtarinë e tyre dhe kërkonin diçka ndryshe nga ajo që ofronte tregu, ranë në sy të, Sadi Petreles drejtori i Fondacionit Gjirokastra, i cili i nxiti të nderrmerrnin hapat e para drejt promovimit me praninë në Panairin e Artizanëve në Gjirokastër 2015.
Kur ke shumë ide dhe pak lëndë, për fantazinë e tyre nuk kishim asnjë dyshim, por ja që sfida më e madhe është në gjetjen e e lëndëve të cilat detyrohen të vijnë nga jashtë duke krijuar gjithashtu problem në vendosjen e çmimit të cilat përpiqen ti mbajnë të arsyeshme që të jenë të arrtishme për sa më shumë!
E shijojnë lirinë e të shprehurt përmes artit, me origjinalitet, kreativitet, dhe perqafimi nga artdashesit tane si shkembim Menyra si perceptohet krjimtaria jone dhe si ajo gjen miq eshte ndjesia me e bukur.E pranojmë se krijojme lidhje me stolite, jane krijesat tona te dashura qe ne i ndajme me ju, eshte nga kenaqesite me te medha. Moment i kendshem eshte edhe kur stendat tona ne panaire, i bejne turistet apo vendasit te kthejne koken dhe te mbajne hapin. Madje na ka ndodhur gjate panaireve qe turistet na jane shprehur: “ne i vizituam te gjjtha stendat dhe dyqanet dhe u rikthyem perseri tek ju vajza pasi na bete shume pershtypje”.

Hapi për para është? Ne e nisem me kursime modeste kur ishim ende studente, dhe vit pas viti fale përkushtimit dhe mbështetjes se familjes dhe artdashesve tane, jemi ngjitur shkalle shkalle. Pra deshirojme te vazhdojme te ecim ne kete proces magjik te shnderrimit te ndjesise ne stoli, me gure te çmuar. Te shperndajme te bukuren, kudo ka pasues te saj. Te kalojme ne teknika te tjera me vegla te reja, pasi eshte nje fushe ku ka perhere evoluim. Te zgjerohet rrethi i klientëve tane. An’Art Koçollari te jete identiteti juaj i detajeve dhe aksesorëve.
Zanat moderne të Shqipërisë, janë ndryshe. Nuk fshiihen malëve, ato dalin në pah bashkë me talentin e tyre. Frymëzojnë me tipare karakteri, me punën e tyre të durueshëm. Shpërndajnë stoli që çdo femër ëndërron të ketë. Nëse shkon në Gjirokastër vizito studion e tyre, ndërsa sot menjëherë vizito adresën e tyre në …Të mbetesh i magjespur!
Bisedoi: Noa Nur