Punë katër ditë në javë
Në një reflektiv lidhur me pandeminë, Zelanda e Re prezantoi nëntorin e shkuar një nismë prej multikompanisë Unilever, për të shkurtuar orarin e punës nga pesë ditë në javë në katër e kjo me mendimin se do të kish shumë herë më shumë përfitime. Ja ku po japin pesë arsye përse do të ishtë më mirë shkurtimi i kohës së punës:
- Më shumë kohë për familjet, miqtë dhe fqinjët
Kalimi i më pak kohë në punë do të na mundësonte të kalojmë më shumë kohë me njëri-tjetrin dhe të kujdesemi për fëmijët, prindërit, fëmijët, dhe fqinjët tanë e kështu të vlerësojmë dhe forcojmë të gjitha marrëdhëniet që e bëjnë jetën tonë të vlefshme dhe të ndihmojnë për të ndërtuar një shoqëri më të fortë.
2. Një ekonomi më e mirë
Nëse trajtohet si duhet, një lëvizje drejt një jave më të shkurtër pune do të përmirësonte barazinë sociale dhe ekonomike. Nuk është rastësi se Hollanda dhe Gjermania kanë javë më të shkurtër pune përkon mjaft mirë me ekonominë e tyre të fortë.
3. Punonjës më të mirë
Ata që punojnë më pak priren të jenë më produktivë orë për orë sesa ata që e shtyjnë veten rregullisht përtej 40 orëve në javë. Ata janë më pak të prirur ndaj sëmundjeve të ndryshme dhe përbëjnë një fuqi punëtore më të qëndrueshme dhe të përkushtuar.
4. Papunësi më të ulët
Një javë më e shkurtër pune do të ndihmonte në rishpërndarjen e kohës së paguar dhe të papaguar në mënyrë më të barabartë në të gjithë popullsinë. Kështu do të kishim më pak njerëz në sfilitje duke punuar me orë të tezgjatura e të tjerë në pritje aq të gjatë për një punë.
5. Mirëqenia e përmirësuar
Zvogëlimi i orarit të punës do të ndikojë drejtpërdrejt në mirëqenien e përgjithshme, si dhe shëndetin mendor dhe fizik. Të punojmë më pak do të na ndihmonte të gjithëve të largoheshim disi nga mania për të fituar e konsumuat. Kjo do të na ndihmojë të gjithëve të reflektojmë dhe vlerësojmë gjërat që ne vërtet i vlerësojmë në jetë.