“Zgjidh të vendit”/Katalogu i parë me produkte shqiptare
Një nismë e veçantë e AIDA-s, e domosdoshme për Shqipërinë, për markën e vendit dhe ndërmarrjet shqiptare.
Si botim i parë, katalogu “Zgjidh të Vendit”, për periudhën korrik-dhjetor 2020, prezanton 45 kompani, ku kryeson sektori i prodhimit të verës, i ndjekur nga artizanati dhe agropërpunimi.
AIDA për pak histori, nostalgji, për të risjellë edhe kulturën e markave autentike, sidomos të prodhimeve që datojnë para viteve ‘90, në katalogun e parë të “Zgjidh të vendit”- zgjedh karamele ‘Zana’, cigare ‘Lux’, birra ‘Korça’, konjak ‘Skënderbeu’.
Qëllimi është që të njohim, zgjedhim dhe duam çdo ditë produktet shqiptare, t’i japim jetë artizanatit, produkteve autentike dhe unike duke bërë bashkë çdo copëz që formon historinë e Shqipërisë me vlera.